Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij, që fitoi 3-0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e fundit në Premier League. Sukses që mban “qytetarët” në garë për titullin, pasi janë vetëm 2 pikë pas Arsenal me dy ndeshje nga fundi.
Spanjolli komentoi faktin se bëri 6 ndryshime në formacion para ndeshjes: “Kur kalendari është kaq i ngjeshur dhe të gjithë janë në formë të mirë, të gjithë duhet të kontribuojnë. Ekipi ka karakter.”
“Trajneri është këtu për të marrë rreziqe. Ne duhet të marrim vendime, pastaj rezultati do të përcaktojë nëse do të gjykohemi mirë apo, përkundrazi, do të shkatërrohemi. Duhet ta pranojmë këtë. Unë u besoj atyre, përndryshe nuk do të ishim këtu”, tha Guardiola.
“Ne luajmë thuajse çdo tre ditë këtë periudhë, në fundjavë do të udhëtojmë për në Londër. Kundërshtarët tanë po presin vetëm atë ndeshje dhe nuk kanë pse të udhëtojnë. Pastaj duhet të shkojmë në Bournemouth, një nga ekipet më në formë. Të gjithë duhet të luajnë këto tre ndeshje“, shtoi Guardiola.
“Premier League është kaq e vështirë tani. Në të njëjtën kohë, ne përpiqemi të fitojmë, të luajmë mirë, të shënojmë dhe të mos pësojmë. Nëse do të kishin mbetur pesë ose gjashtë ndeshje, ndoshta situata do të ishte ndryshe“, tha Guardiola.
The post Guardiola: Premier i vështirë, të fitosh 3-0 në fund të sezonit me kaq shumë ndeshje tregon karakter appeared first on Telesport.









