Rreth 30 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar, shkak problemet me rrymë

Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë.

Minatorët janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës, shkruan klankosova.

“Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”.