Rama takohet me Sekretarin e Shtetit të Iowas: Interesim për zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ndodhet për një vizitë në Iowa dhe është takuar me Sekretarin e këtij shteti, Paul D. Pate.

Rama ka thënë se Pate shprehu interesim të veçantë për Prishtinën, për zhvillimin e saj dhe për potencialin që ka.

“Sekretari Pate shprehu interesim të veçantë për Kryeqyteti Prishtina, për zhvillimin e saj dhe për potencialin që kryeqyteti ynë ofron në fushën e investimeve, inovacionit, arsimit dhe bashkëpunimit institucional”, ka thënë Rama.

“Biseduam për mundësitë konkrete të thellimit të partneritetit ndërmjet Prishtinës dhe Iowa-s, duke ndërtuar mbi miqësinë e fortë dhe lidhjet e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar ai.

“Prishtina mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me partnerët tanë amerikanë dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi në dobi të qytetarëve tanë”, tha ai.