Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gashi ka konfirmuar se do të mbajë numrin 28 në listën e LDK-së në këto zgjedhje, teksa ka thënë se më e rëndësishme se renditja në listë është lidhja me qytetarët.
“Sot u publikuan numrat e kandidatëve në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës. Renditja ka rëndësinë e saj, por besoj se në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna që bëhet me përkushtim. Demokracia është e bukur sepse i jep secilit mundësinë të zgjedhë me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshiron të shohë nesër. Unë do të garoj me numrin 28”.
“Me shpresë, me energji pozitive dhe me vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë. Voto me bindje. Zgjedh me besim. Vendos me shpresë. Na priftë e mbara!”, thuhet në reagimin e Gashit në Facebook.









