Ultrasit e Milanit shpë*thejnë ndaj drejtuesve: Furlani të largohet, po shkatërroni identitetin e klubit

Tifogrupi ultras i Milanit, “Curva Sud”, publikoi një deklaratë shumë të ashpër kundër drejtuesve të klubit, skuadrës dhe pronësisë, duke kursyer vetëm Allegri dhe Igli Tare. Në komunikatë sulmohet drejtpërdrejt administratori i deleguar Giorgio Furlani, i cilësuar si përgjegjësi kryesor për dështimet sportive të viteve të fundit. “Curva Sud” kujton titullin e fituar 4 vite më parë, duke theksuar se ajo skuadër “u shkatërrua nga një drejtim i paaftë dhe inkompetent”.

© Getty Images  | Contestazione Milan

Ultrasit akuzojnë pronarin Gerry Cardinale dhe drejtuesit e klubit se e kanë kthyer Milanin në një projekt thjesht financiar, duke humbur “milanizmin”, identitetin dhe ambicien për titullin. Në deklaratë kritikohen edhe politikat për biletat, çmimet e larta në “San Siro”, largimi i tifozëve tradicionalë dhe kufizimet ndaj organizimit ultras. “Kanë hequr shpirtin e Milanit”, – shkruhet ndër të tjera.

© Getty Images  | Contestazione Milan

“Curva Sud” nuk kurseu as lojtarët, duke i akuzuar për paraqitje zhgënjyese dhe mungesë karakteri në shumë ndeshje. Megjithatë, tifozët theksuan se problemi kryesor nis nga drejtuesit: “Nga lart transmetohen mediokritet, dorëzim dhe mungesë ambicieje”.

 

The post Ultrasit e Milanit shpë*thejnë ndaj drejtuesve: Furlani të largohet, po shkatërroni identitetin e klubit appeared first on Telesport.