Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se në partinë që drejton ka aderuar profesori Naim Telaku.
Hamza ka thënë se Telaku do të jetë kandidat për deputet.
“Në Partinë Demokratike të Kosovës, sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Hamza.
“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit”, ka thënë ai.
“Mirë se erdhe, profesor! Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”, ka thënë kryetari i PDK-së.









