Juristi Bardhyl Hasanpapaj pritet t’i bashkohet listës politike që po ndërtohet rreth presidentes Vjosa Osmani.
Siç raporton sot gazeta Infokus, Hasanpapaj tashmë ka zhvilluar kontakte dhe është koordinuar për t’iu bashkuar presidentes.
Bardhyl Hasanpapaj njihet në opinion si jurist dhe komentues i çështjeve kushtetuese e politike, ndërsa kohëve të fundit ka qenë një nga zërat më aktiv në mbrojtje të rolit politik dhe institucional të presidentes Vjosa Osmani.
Ndryshe Hasanpapaj, përveçse njihet si një zë i arësyeshëm i diskursit publik, ka specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërkohë që studimet e doktoraturës i ka përfunduar pranë Universitetit të Firenzes në Itali.









