Arrestohet një person pasi e sulmoi një grua në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 7 maj 2026 rreth orës 12:00, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Si pasojë e incidentit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

“Shtime 07.05.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.