Man. United rikthehet në Champions League, zbulohen tre përforcimet e para “big” që do të bëjnë “Djajtë e Kuq” në verë

Me rikthimin zyrtarisht në Champions League për sezonin e ri, Manchester United pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës. Mediet angleze kanë identifikuar tre përforcimet e para që pritet të bëjnë “Djajtë e Kuq”.

I pari do të jetë Joel Ordonez, qendërmbrojtësi ekuadorian i Club Brugge, për të cilin ka një interes të jashtëzakonshëm nga thuajse të gjitha klubet e mëdha. Man. United është gati të paguajë shumën 40 milionë euro që kërkohet nga klubi belg.

Emri i dytë në listë është ai i Mateus Fernandez, mesfushorit portugez të West Ham, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiro-s. Shifra që pritet të kërkojë West Ham është jo më pak se 50 milionë euro.

Për krahun e majtë të mbrojtjes, “Djajtë e Kuq” synojnë të transferojnë Lewis Hall, 21-vjeçarin e Newcastle, i cili ka një vlerë në treg prej 35 milionë eurosh.

The post Man. United rikthehet në Champions League, zbulohen tre përforcimet e para “big” që do të bëjnë “Djajtë e Kuq” në verë appeared first on Telesport.