Adrola pranë Capital T, një moment i thjeshtë plot ‘dashni’

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë një foto në rrjete sociale ku shihet në një moment të afërt me reperin Capital T.

Edhe pse fytyra e tij nuk shfaqet, prania e tij në foto dhe gjesti i kapjes së dorës ka tërhequr vëmendje të madhe nga ndjekësit.

Me këtë dyshja kanë konfirmuar edhe një herë raportin e tyre si çift në sytë e publikut.

Postimi është pritur me shumë reagime pozitive dhe komente nga fansat, të cilët kanë shpërndarë postimin.