Vendosin penalltitë, Atletico Madrid dhe Arsenal bëjnë “paqe” në gjysmëfinalen e parë (video)

Takimi i parë i gjysmëfinales mes Atletico Madridit dhe Arsenalit është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, pas një faulli të David Hancko ndaj Gyokeres brenda në zonë, arbitri tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Gyokeres, topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 56-të, sërish nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e Marcos Llorente ndalet me dorë nga Ben White, arbitri jep 11-metërsh. Godet Julian Alvarez, topi përfundon në rrjetë.

Në minutën e 63-të, Atletico i afrohet golit të dytë, por goditja e Antoine Griezmann ndalet nga traversa. Në minutën e 80-të, David Hancko shkakton faull brenda zonës ndaj Eberechi Eze. Arbitri jep sërish penallti për Arsenalin, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet ne ekran, ndryshon mendje dhe rifillon lojën normalisht.

Sfida mbyllet 1-1. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshmë në “Emirates”.

SHIKOGOLAT

The post Vendosin penalltitë, Atletico Madrid dhe Arsenal bëjnë “paqe” në gjysmëfinalen e parë (video) appeared first on Telesport.