Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

 

Gazetarët e kanë zënë në befasi kryeparlamentaren Albulena Haxhiu pas shtyerjes për herë të tretë të seancës për zgjedhjen e presidentit.

Disa nga gazetarët e pranishëm në Kuvend kanë duartrokitur pas shpalljes së vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme nga kryetarja e parlamentit, si një shenjë proteste dhe ironizimi me procesin e përzgjedhjes së presidentit.

Momenti i duartrokitjeve duket se e ka “shashtrisur” Haxhiun, e cila për disa sekonda është hutuar nga veprimi i gazetarëve.

“Mediat të cilat janë të pranishme, me mirëkuptim, ju kërkoj që të mos ndikoheni nga diskutimet tona”, tha ajo pasi e kuptoi nga kush po vinin duartrokitjet.