VV-ja zgjat procesin, shtyn seancën për orën 19

Pas thirrjes së emrave të përveçëm të deputetëve që nuk ishin në seancën, Albulena Haxhiu ka shtyrë seancën për orën 19:00.

Ndërkaq, Haxhiu ka thënë se sipas vlerësimit që ka bërë Gjykata kushtetuese deputetët janë të zgjedhur të popullit dhe duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Kosovës.

Sipas saj është obligim kushtetues i secilit deputet që të jetë në seancë.

Ajo ka nisur t’i ftojë në seancë deputetët me emra të përveçëm duke thënë se arsye për mungesë ka marrë vetëm nga deputetja e Vetëvendosjes Afërdita Hajrizi.