Protestë në Besi: Banorët duan qasje në rrugë e rrethrrotullim (VIDEO)

Inspektime nuk dihet nëse ka pasur në zgjerimin e rrugës për Podujevë, por në Besi ka një pakënaqësi të banorëve në lidhje me punimet në magjistrale.

Aty po kërkohet të bëhet një rrethrrotullim, çka para zgjedhjeve iu premtua e tash kjo kërkesë mbeti në harresë.

Për këtë, banorët e fshatrave Besi, Rimanishtë, Barilevë e Prugovc të Prishtinës, dolën në protestë të dielën përmes së cilës kërkojnë që në këtë zonë të magjistrales, të ndërtohet një rrethrrotullim.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: