Fabrizio Romano dhe jo vetëm, por edhe burime të tjera mediatike bëjnë me dije se Jose Mourinho ka informuar Real Madridin se është gatshëm për t’u rikthyer këtë verë dhe për të marrë drejtimin e “Los Blancos”.
“The Special One” është i etur për një periudhë të dytë në “Bernabeu” dhe e ka ndarë hapur këtë ambicie me njerëzit në rrethin e tij të ngushtë. Real Madridi është tashmë në dijeni të interesit të tij.
Megjithatë, nga raportimet e kohëve të fundit mund të thuhet se Jose Mourinho nuk mund të konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit. I pari në listë është padyshim Jurgen Klopp, ndërsa emra të tjerë në garë janë edhe Didier Deschamps, Mauricio Pochettino dhe Unai Emery.
The post Jose Mourinho inforom Real Madridin se është gati për rikthimin… appeared first on Telesport.









