Kryesifda e javës së 34-të në Serie A, mes Milanit dhe Juventusit është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Pritej një ndeshje e bukur dhe me emocione, por ndodhi e kundërta.
Momenti kryesor i pjesës së parë ishte në minutën e 36-të, ku Khephren Thuram gjeti rrjetën, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR-it, për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 40-të, Francisco Conceicao kishte një mundësi të mirë shënimi, por Mike Maignan bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-0. Pjesa e dytë nis më mirë për Milanin, ku në minutën e 50-të, kuqezinjtë ishin të pafat. Goditja e Alexis Saelemaekers ndalet nga traversa.
Minutat në vazhdim ishin të qeta. Në minutën e 80-të, u aktivizua Edon Zhegrova, i cili zëvendësoi Conceicao-n. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0. Milan mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, Juventus në vendin e katërt me 64 pikë.
The post Shumë zhurmë për asgjë… Milan dhe Juventus ndajnë pikët, në një ndeshje të mërzitshme appeared first on Telesport.









