Pavarësisht se ëndrra e madhe e të gjithëve te Barceona është transferimi i Julian Alvarez, katalanasit po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera, të cilat janë shumë herë më të mundshme sesa argjentinasi.
Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se Barcelona po monitoron me shumë kujdes një tjetër emër për sulmin. Bëhet fjalë për Luis Suarez, kolumbianin e Sporting Lisbon, Luis Suarez, i cili ka shënuar 33 gola në 47 ndeshje këtë sezon, në të gjitha garat. Përfshi këtu edhe 7 asiste të dhënë.
Për 28-vjeçarin ka një interes të madh edhe në Premier League, ku ndiqet nga klube si Aston Villa, Neëcastle dhe Tottenham, por interesimi i fundit i Barcelonës, mund të ndryshojë komplet situatën. Suarez është nën kontratë me Sporting deri në vitin 2030. Largimi i tij nga portugezët nuk do të jetë aspak i lehtë.
Edhe pse se vlera e tij në transfermarkt është 28 milionë euro, Sporting ka lënë të kuptohet se nuk do të hiqte dorë nga Suarez për më pak se 50 milionë euro.
The post Një emër i ri në skenë për sulmin e Barcelonës. 33 gola këtë sezon, kushton të paktën 50 milionë euro appeared first on Telesport.









