Mot i paqëndrueshëm në vend: Reshje dhe ulje temperaturash gjatë javës

Gjatë periudhës 27 prill – 1 maj 2026, mbi territorin e Kosovës parashihet të dominojë një regjim atmosferik relativisht i paqëndrueshëm, i ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe verilindja e kontinentit.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, kjo situatë sinoptike do të kushtëzojë alternim të intervaleve me diell dhe vranësira konvektive, të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu dhe në disa raste edhe zhvillime të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era gjatë gjithë javës do të jetë kryesisht nga drejtimi verior (veriperëndim dhe verilindje), me intensitet të dobët deri mesatar, duke reflektuar praninë e një fushe relativisht të dobët presioni, por me ndikim të vazhdueshëm të masave ajrore më të freskëta.

Nga aspekti agrometeorologjik, kjo periudhë paraqitet me rëndësi të veçantë për kulturat pranverore. Temperaturat minimale të ulëta, të cilat në disa zona mund të zbresin deri në 0°C, sidomos në fund të javës, paraqesin rrezik potencial për stres termik dhe dëmtime nga ngricat vonshme pranverore.

Në tërësi, kushtet agrometeorologjike, sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave karakterizohen nga një kombinim i faktorëve pozitivë (lagështia e moderuar, temperatura jo ekstreme ditore) dhe rreziqeve potenciale (temperatura të ulëta minimale dhe paqëndrueshmëri atmosferike), duke kërkuar vëmendje të shtuar në praktikat agroteknike dhe monitorim të vazhdueshëm të kushteve meteorologjike në terren.

E hënë

Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 1-3°C

Temperaturat maksimale: 18-21°C

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-5m/s

E martë

Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende

priten të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale: 1- 4°C

Temperaturat maksimale: 19-22°C

Era: nga verilindjes me shpejtësi 1-8m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vrannsirat vende-vende mund të

sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale: 4-8°C

Temperaturat maksimale: 15-18°C

Era: kryesisht nga veriperendimii me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen të

sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale: 4-7°C

Temperaturat maksimale: 11-13°C

Era: nga veriperendimi 1-6m/s.

E premte

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat mimale: 0 deri 3°C

Tmperaturat maksimale: 11-13°C

Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s. /Klankosova.tv