Gjuha fyese dhe denigruese ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, të cilët aktualisht po përballen me procese në Gjykata Speciale e Kosovës, është bërë temë diskutimi jo vetëm në Kuvendin e Kosovës, por edhe në rrjetet sociale.
Deklarata të tilla, sipas kritikëve, po marrin përmasa shqetësuese dhe po përdoren në diskursin publik me tone fyese, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po trajtohet një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit,transmeton Klankosova.tv.
Politologu Albinot Maloku ka deklaruar se kjo gjuhë shpesh është nxitur nga deklarata politike të transmetuara në media, të cilat sipas tij e kanë trajtuar çështjen më shumë si spektakël sesa si debat serioz.
Ndërkohë, sociologu Bekim Selishta vlerëson se për përdorimin e gjuhës fyese ndaj figurave të luftës duhet të ekzistojnë masa ligjore ndëshkuese.
Debati për këtë çështje pritet të vazhdojë, ndërsa ekspertët theksojnë nevojën për më shumë kujdes në diskursin publik dhe politik kur trajtohen tema të ndjeshme historike.
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:









