Aksident tragjik: Vdesin babë e bijë, bien me veturë në kanal (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Gocaj në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën, të identifikuar si Anton Keçi dhe Bora Keçi, babë e bijë.

Të dy viktimat punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe ishin duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por automjeti i aksidentuar nuk është konstatuar menjëherë.

Pas disa orësh, një patrullë policie ka identifikuar mjetin e përmbysur në kanal dhe ka njoftuar për ngjarjen tragjike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për më tepër, ndiqni kronikën në vazhdim: