Kreshnik Mujeci me bashkëshorten Gentiana Mujecin u vranë të dielën pasdite, pasi u goditën me plot 30 plumba.
39-vjeçari që po udhëtonte me makinën Audi Q7 me gruan 32 vjeçe, po kalonin fshatin Balldren të Lezhës, kur u qëlluan për vdekje brenda veturës më të cilën po udhëtonin.
Vdekja e viktimave u konstatua nga ekipet spitalore në vendngjarje, ndërkaq akoma nuk është bërë e qartë nëse dorasi ishte i vetëm apo i shoqëruar nga dikush në momentin e sulmit.
Lidhur me atentatin kreu i policisë së Lezhës, Arben Nasufi konfirmoi se kanë intesifikuar punën për kapjen e kryersit.
Ndërkaq, viktima Kreshnik Mujeci, dyshohet se më 2016 kishte vrarë Genc Mhillaj në Shkodër, i cili atëbotë kishte qënë duke drejtuar një kamionetë, derisa Mujeci më 2018 ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata.
Jozyrtarisht është thënë se motivi i atentati të sotëm është hakmarrja që lidhet me vrasjen e para 10 vjetësh. Megjiatë policia ende nuk ka dal me njoftim zyrtar për motivin e ngjarjes.
Ndiqni kronikën në vazhdim:









