Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur shqiptar, Rexhep Qosja.
Në një postim të shkurtër, Rama i ka dhënë lamtumirën profesor Qoses, duke e cilësuar si një “shqiptar të mirë”, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.
“Lamtumirë shqiptar i mirë, Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses” shkroi ai në rrjete sociale!









