Pavlović, fjalë lideri: “Qëndroj dhe fitoj me Milanin”. Pastaj fton Vlahović: “Sulmues i madh, është numri një”

Titullar te Milani, që po afrohet me hapa të mëdhenj drejt Champions-it, dhe baba i ri. Është një periudhë e artë për Strahinja Pavlović, shtyllë e mbrojtjes kuqezi, më pak të goditur këtë sezon të Serie A. Ideja e tij është të qëndrojë gjatë te kuqezinjtë. Ndoshta me bashkëkombësin Dusan Vlahović si shok skuadre, pasi ky i fundit është lidhur shpesh me “Djallin”.

“Me Dusan flas shumë shpesh, është numri një kur gëzon formë sportive (qesh). Më pëlqen shumë, do të ishte bukur të luaja me të”, – zbuloi mbrojtësi serb për “Sportmediaset”.

Fjalë të thëna në italisht, “po ma mësojnë gjuhën Gabbia, Bartesaghi dhe Ricci”, edhe pse me pak ndrojtje. Tashmë i mbetet klubit të veprojë, pasi Vlahović është në skadencë me Juventusin më 30 qershor. Fillimisht duhet mbyllur sezoni dhe konfirmuar Allegri, për të cilin Pavlović tha: “Jam përmirësuar shumë me të, sidomos taktikisht. Ai është shumë i rëndësishëm”.

Në fund, fjalë të ngrohta për Milanin dhe qytetin: “Dua të qëndroj gjatë, jam shumë i lumtur dhe dua të fitoj këtu. Duhet të jemi të bashkuar me tifozët”.

The post Pavlović, fjalë lideri: “Qëndroj dhe fitoj me Milanin”. Pastaj fton Vlahović: “Sulmues i madh, është numri një” appeared first on Telesport.