Vdekja e Rexhep Qosjes, të premten ditë zie në Kosovë

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Kështu njofton ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo thekson se me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.