Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kontrabandim me migrantë, pasi në kamionin e tij janë zbuluar pesë persona nga Egjipti.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pasditen e së martës në lagjen “Veternik”, gjatë një kontrolli nga autoritetet, në rimorkion e kamionit të të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë, të gjithë shtetas egjiptianë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar menjëherë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Ndërkohë, migrantët janë dërguar në kampin e azilit, ku do të trajtohen sipas procedurave përkatëse.









