Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka treguar se çfarë ka biseduar për herë të parë me fëmijët e Liridonës.
Leonardi ka thënë se me fëmijët e Liridonës ishte takuar 6 muaj pas ngjarjes tragjike, teksa ka shtuar se detajet që ia kishin dhënë ata ishin të rënda.
‘‘Takimi i parë me fëmijë ka ndodhur diku mas 6 muajve, dhe ne nuk e dinimin se si ata e kanë përjetuar rastin. Kur jam taku me ta, më të vërtetë ka qenë emocionuese, mënyra se si ata u shprehnin, se si ata tregonin rastin. Ato fjalë të cilat ne nuk i kishim dëgjuar asnjëherë nga ta. E kanë përjetuar shumë rëndë. Djali i madh, e pyta thash ‘’dajë çka ka ndodh, çka u bë’’. Ata thoshin vetëm ‘’e këna harru mamin’’. Ai më tha mua që ‘’hajni ka hi, ia ka bë mamit bam, mami ka pas gjak, babi e ka majt për dore’’. Ishte me të vërtetë e dhimbshme ajo se çfarë ata shprehnin’’’, ka thënë ai në T7.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot me burgim të përjetshëm të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademjat, Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Përpos tyre, Gjykata dënoi edhe Kushtrim Kokallën. Ai u dënua me 30 vjet burgim.









