Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna, është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në kryeqytetit.
Vendimi për emërimin e Rafunës në Drejtorinë e Bujqësisë është marrë sot (21 prill) nga kryetari Përparim Rama.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Jeta Rafuna nga sot Drejtoreshë e Bujqësisë në Kryeqytet. I uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbarësi në rrugëtimin e ri profesional. Jam i bindur që me përkushtimin dhe vizionin e saj do të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Të priftë e mbara, Jeta!”, thuhet në postimin e kryetarit Rama.









