Vëllai i Liridonës: Vendimi shkon për të dhe fëmijët e saj, na ka lehtësu pak dhimbjen

Familjarët e Liridona Ademajt janë deklaruar pas dënimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj tha se ky vendim shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin më nënën e tyre.

“Ajo se çfarë u vërtetua sot është ajo çfarë kemi thënë ne që nga fillimi. Ata e kanë organizuar këtë krim, ky vendim shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre. Ky dënim duhet  të jetë mësim për ata që mundohen ta bëjnë një krim të tillë”.

“Sa i përket Kushtrim Kokallës, gjykata e ka parë ashtu, për këtë mund të fol avokati. Sado pak na ka lehtësu dhimbjen, ishte vendim që e kemi pritur krejt populli shqiptar, jo vetëm familja”, tha Ademaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën.

Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim.

Vendimi është marrë në seancën e mbajtur të martën.