Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka deklaruar mbi 400 mijë euro pasuri në formularin vjetor pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në raport bie në sy shuma prej 57 mijë euro para të gatshme në emër të prindërve, si dhe mijëra euro të tjera të mbajtura në banka në Kosovë dhe Slloveni.
Pasuritë e paluajtshme të familjes përfshijnë një lokal, shtëpi dhe toka me vlerë qindra mijëra euro, ndërsa është deklaruar edhe një veturë e vitit 2018.
Të hyrat vjetore të Manxhukës arrijnë mbi 13 mijë euro, ndërsa prindërit përfitojnë të ardhura nga një biznes jashtë vendit.
Në deklarim përfshihet edhe një kredi familjare prej 50 mijë euro, me mbi 33 mijë euro ende për t’u shlyer.








