Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas gjashtë titujve të Premier League dhe një titulli të Champions League të fituara gjatë nëntë sezoneve të tij me klubin. Ai do të largohet në fund të sezonit aktual kur dhe skadon kontrata e tij.
Sulmuesi i City, Erling Haaland, duke komentuar këtë largim, tha: “Nëse më pyetni se në çfarë është vërtet i mirë, është pak e vështirë ta shpjegoj. Mënyra se si e kontrollon lojën, inteligjenca… ai është ndoshta lojtari më inteligjent me të cilin kam luajtur ndonjëherë”.
“Mënyra se si e kontrollon lojën dhe gjithçka tjetër. Kur flet për karrierën e tij në City, nëntë vitet e fundit kanë qenë të çmendura. Ai ka fituar gjashtë tituj të Premier League, shikoni trofetë e tij, ai ka fituar Ligën e Kampionëve“, shtoi Haaland.
“Shikoni sa i rëndësishëm ishte ai për ne në sezonin e tripletës. Kur shënoi kundër Bayern, kur shënoi dy herë kundër Real Madrid. Është e vështirë të gjesh fjalët sepse ai ka qenë një figurë kyçe për këtë klub gjatë nëntë viteve të fundit“, tha Haaland.
“Ai gjithashtu e ka formësuar klubin me qëndrimin e tij, si në fushë ashtu edhe jashtë saj“, tha Haaland për Bernardo Silva, duke “pikturuar” një pamje të vërtetë të asaj që portugezi 31-vjeçar ka arritur dhe përfaqëson.
The post Edhe Haaland konfirmon largimin e Silva: Më inteligjenti me të cilin kam luajtur ndonjëherë appeared first on Telesport.









