Arsenal për të bërë detyrën, Sporting për të bërë surprizën. Formacionet zyrtare

Në “Emirates” luhet sonte ndeshja e kthimit çerekfinale mes Arsenalit dhe Sporting Lisbon, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku e pret Atletico Madrid. Ndeshja e parë në Lisbon përfundoi 0-1 për londinezët, falë një goli të Kai Havertz në minutat shtesë.

Arsenal vjen me disa mungesa sot për shkak dëmtimesh si Mikel Merino, Bukayo Saka, Riccardo Calafiori, Martin Odegaard dhe Jurrien Timber. Për Sporting mungojnë për shkak dëmtimesh Nuno Santos, Luis Guilherme dhe Fotis Ioannidis.

Arsenal XI: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapié, Zubimendi, Rice, Madueke, Eze, Martinelli, Gyökeres.

Sporting XI: Rui Silva, Quaresma, Diomande, Inácio, Maxi Araújo, Hjulmand, Morita, Catamo, Trincão, Pedro Gonçalves, Luis Suárez.

The post Arsenal për të bërë detyrën, Sporting për të bërë surprizën. Formacionet zyrtare appeared first on Telesport.