Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane, FAZ.
I pyetur nëse do t’i rikthehet politikës, nëse shpallet i pafajshëm, Thaçi ka thënë se do të vazhdojë t’i shërbejë publikut, por se ndihet i përmbushur në karrierën politike.
“Ju pyesni nëse jeta ime politike ka përfunduar. E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës do të vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit edhe në të ardhmen. Përulem para popullit të Kosovës që më ka dhënë besim, respekt dhe mbështetje për dy dekada. Shpreh mirënjohje të thellë edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë që bashkëpunuan me mua për të realizuar vullnetin e qytetarëve për liri dhe pavarësi. Ndihem i përmbushur në karrierën time politike”, tha ai për FAZ.









