Lidhje me rrjete prostitucioni? Ribéry përmendet në “dosjet Epstein”, avokati i francezit reagon ashpër

Përfshirja e emrit të Franck Ribéry në dokumentet e publikuara së fundmi lidhur me hetimin mbi Jeffrey Epstein ka habitur publikun, por avokati i ish-lojtarit ka sqaruar se bëhet fjalë për një “fake news”.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Ribéry përmendet gjashtë herë në deklarime të atribuara të tjerëve, duke përmendur episode dhune dhe lidhje të dyshuara me rrjete prostitucioni. Një incident përshkruan tentativë sulmi ndaj një dëshmitari, si dhe ndërhyrje nga policia.

Ribéry, 42 vjeç, me 81 paraqitje për kombëtaren e Francës, nuk ka pasur asnjë procedim gjyqësor. Avokati i tij tha: “Është një lajm i rremë. Do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore për të ndjekur përgjegjësit e këtyre lajmeve, që dëmtojnë dinjitetin e klientit tim dhe familjes së tij”.

Ish-lojtari i Bayern Munich u përfshi gabimisht në një kontekst më të gjerë lidhur me Epstein, akuzuar për shfrytëzim seksual të qindra vajzave, përfshirë të mitura. Deri tani, nuk ka asnjë procedim ligjor kundër Ribéry. Vetëm përmendja e emrit të tij nuk nënkupton implikime ligjore.

 

The post Lidhje me rrjete prostitucioni? Ribéry përmendet në “dosjet Epstein”, avokati i francezit reagon ashpër appeared first on Telesport.