Prandelli: Trajneri Spalletti meriton rinovimin, Yildiz shkëlqen ndaj Interit

Cesare Prandelli, ish-trajner i Fiorentinës dhe ish-lojtar i Juventusit, komentoi për “Gazzetta dello Sport” ndeshjen e radhës Juventus–Inter dhe rolin e Kenan Yildiz: “Këto janë mbrëmjet e Yildiz, në ‘San Siro’ ishte vendimtar sezonin e kaluar me dopietë. Kur turku priret drejt qendrës, mund të krijojë gjithçka falë aftësisë së tij në duelet një kundër një. Po rritet shumë dhe shpejt, Juventusi ishte e zgjuar ta blindonte, por sfidat më të vështira vijnë tani”.

Prandelli krahasoi Yildiz me Del Pieron, duke shtuar: “Kenan po afrohet, por i mungon ende një pjesë e rrugës për të qenë si Del Piero. Është çështje lidershipi dhe, mbi të gjitha, trofesh. Një yll duhet të fitojë, sidomos me fanellën e Juventusit”.

Për Spallettin u shpreh: “Te Juventusi po tregon gjithçka të mirë që ka bërë gjatë karrierës. Ekipi ka ide, dëshirë për ta luajtur ndeshjen deri në fund dhe gjithmonë ndjen se mund të rikuperojë. Jo vetëm që nuk është në rënie, por po rritet. Spalletti po bën një punë të jashtëzakonshme dhe meriton rinovimin”.

The post Prandelli: Trajneri Spalletti meriton rinovimin, Yildiz shkëlqen ndaj Interit appeared first on Telesport.