Dimarco, mbreti i asistimeve në Europë; “arma” sekrete e Interit të Chivu

“Unë nuk ndihem askushi. Në futboll e dimë që kur bën mirë je fenomen, kur bën keq je i dobët. Në fund vlejnë rezultatet e skuadrës, jo ato personale”. Këto ishin fjalët e Federico Dimarcos pas fitores së radhës së Interit ndaj Sassuolos. Një sukses i pastër, i shoqëruar edhe një herë nga paraqitje e jashtëzakonshme e anësorit të majtë zikaltër.

Chivu ka një skuadër të pasur dhe cilësore, por duket se ka vetëm një lojtar vërtet të pazëvendësueshëm. Shifrat flasin vetë: 13 asiste dhe 5 gola deri tani në kampionat. Në Reggio Emilia ai mori pjesë drejtpërdrejt në 3 nga 5 golat e Interit, goditi edhe traversën.

Dimarco është thelbësor për trajnerin rumun, ashtu siç ishte edhe për paraardhësin e tij. Që prej dëmtimit të Dumfries, krahu i majtë është bërë vendimtar, falë një lojtari që bashkon forcën me saktësinë. Tani ai ka në shënjestër rekordin e asistimeve të Papu Gomez, që në sezonin 2019-2020 regjistroi 16 asiste. Dimarcos i mungojnë shumë pak për ta kaluar argjentinasin.

 

The post Dimarco, mbreti i asistimeve në Europë; “arma” sekrete e Interit të Chivu appeared first on Telesport.