Real Madrid mori një fitore të vështirë mbrëmë ndaj Valencia 0-2 në transfertën në Mestalla, duke ruajtur diferencën prej 1 pike nga vendi i parë që mbahet nga Barcelona.
Pavarësisht fitores, situata te “Los Blancos” nuk është aspak e qetë. Mediet spanjolle zbulojnë se kapiteni Dani Carvajal dhe trajneri Alvaro Arbeloa nuk kanë më fare komunikim mes tyre. Carvajal është i pakënaqur me minutat e pakta që po merr nga Arbeloa, i cili preferoi dje si titullar në krahun e djathtë të riun David Jimenez, ndërsa si zëvendësues u fut Alexander Arnold.
Në fund të ndeshjes, pati një bisedë të gjatë por e tensionuar mes trajnerit kryesor të anës fizike, Antonio Pintus dhe Dani Carvajal. Nga pamjet e publikuara në media, duket më së miri që biseda nuk ka qenë me tone normale.
🚩Carvajal visibly uspet talking to Pintus after the match. @TheAthleticFC pic.twitter.com/cXjTXKU9T6
— Guillermo Rai (@GuillermoRai_) February 8, 2026
Dani Carvajal i mbaron kontrata me klubin madrilen në fund të këtij sezoni dhe në këtë situatë nuk pritet të ketë ndonjë rinovim për të.
The post Situatë e tensionuar te Real Madrid, njëri nga lojtarët kryesor dhe trajneri nuk flasin mes tyre (video) appeared first on Telesport.









