Me 5 golat e shënuar ndaj Sassuolo, skuadra zikaltër, e drejtuar nga Cristian Chivu, arriti kuotën e 80 golave totalë në sezon, një shifër mbresëlënëse. Duke iu referuar vetëm Serie A, Interi ka realizuar 57 gola, më shumë se Real Madridi dhe Manchester City në kampionatet respektive, dy skuadra të njohura për forcën sulmuese, por kjo mjafton vetëm për vendin e tretë mes 5 kampionateve kryesore europiane.
Diferenca me Juventusin, sulmi i dytë më i mirë në Serie A, është e thellë: plot 16 gola më shumë, 57 kundrejt 41. Vetëm në Gjermani ka një hendek edhe më të madh, ku Borussia Dortmund ndodhet 36 gola pas kampionëve në fuqi të Bayern Munich (43 kundrejt 79).
Shumë pozitive edhe statistika e Interit për portën e paprekur: askush në 5 top-kampionatet europiane nuk ka fituar 13 ndeshje me “clean sheet”. I dyti është Arsenali me 11 porta të pastra.
The post Interi “arratiset” në Serie A edhe për golat e shënuar, por vetëm i treti në top 5 ligat europiane appeared first on Telesport.










