Eden Hazard realizoi ëndrrën duke u transferuar te Real Madridi pas suksesit të tij te Chelsea, por aventura në “Bernabéu” nuk shkoi si pritej, për shkak të lëndimeve dhe mungesës së motivimit. Hazard rrëfeu për “Gazzetta dello Sport”: “Pata fat të keq në Spanjë, por të luaja në ‘Bernabéu’ ishte ëndrra ime që nga fëmijëria”.
Belgu foli edhe për sugjerimin e Sarrit për të ndjekur stilin e jetës së Cristiano Ronaldos: “I thashë që nuk doja. Nuk e kam ekzagjeruar, por gjithmonë kam dashur të jem Hazard brenda dhe jashtë fushës. Darkat me miqtë nuk i refuzoja dhe nëse doja një gotë, nuk hezitoja. Cristiano është Cristiano, unë jam Hazard. Thjesht doja të isha vetvetja dhe të luaja futboll”.
Ai e konsideron Mourinho si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar: “Nuk është italian, por e njihni mirë, Mourinho, një komunikues i jashtëzakonshëm”. Hazard vlerëson edhe Cesc Fàbregas si trajner potencial te Chelsea: “Është nga më të mirët në historinë e mesfushës dhe do të bëhet një trajner i shkëlqyer. Ëndrra ime është ta shoh te stoli i Chelsea, ndërsa unë në tribunë, duke shijuar spektaklin”.
Gjithashtu, Hazard nuk heziton të tregojë blerjen ideale për Real Madridin: “Fëmijët e mi janë të çmendur pas Yildiz, por për mua ai është një lojtar ideal për Real Madridin”.
The post Hazard: Ja trajneri më i mirë që kam pasur. Kjo, blerja ideale për Real Madridi appeared first on Telesport.









