Victor Font, në një intervistë, promovoi kandidaturën e tij për presidencën e Barcelonës. Ai kritikoi modelin personalist të Joan Laporta, njoftoi shkarkimin e Deco dhe Echevarría nëse fiton, mbajtjen e Flick si trajner dhe rikthimin e legjendave të larguara, përfshirë Messin.
Font e quajti modelin e Laporta të gabuar, ku klubi përzihet me individin: “Zgjedhjet nuk janë për një kandidat, por për të zgjedhur një model profesional, modern dhe transversal. Jemi të sigurt se do të fitojmë”.
Ai kritikoi mungesën e mundësisë për të blerë lojtarë dhe largimin e tifozëve nga vendim-marrjet e klubit, duke theksuar nevojën për konkurrencë dhe transparencë financiare. Për Messin sqaroi: “Nuk e kam numrin e tij, por të familjes së tij. Nuk do ta përdor emrin e tij për t’i mashtruar anëtarët, si bëri Laporta. Kam një projekt për t’i rikthyer urat e bashkëpunimit”.
Ai konfirmoi: “Deco dhe Echevarría nuk do të jenë pjesë e stafit me mua president, ndërsa Flick do të qëndrojë”. Për Font, prioriteti është një klub profesional, me liderë të besueshëm dhe legjenda të respektuara. Ai kërkon një proces zgjedhor demokratik, edhe pse në kushte sfiduese, për presidencën e Barcelonës. Kryefjala e tij e fushatës? Transparencë, profesionalizëm dhe rikthim i legjendave në klub.
The post Font: Nuk do ta përdor emrin e Messit për t’i mashtruar anëtarët si Laporta appeared first on Telesport.









