Mbrëmja e 78-të e “Gran Galà” të “Mundo Deportivo” ishte një mundësi perfekte për Hansi Flick që të ripërsëriste ambiciet dhe identitetin e Barcelonës nën drejtimin e tij. Trajneri gjerman, i shpërblyer pas një sezoni të parë me të tre titujt kombëtarë, theksoi rëndësinë e çdo gare: “Fitimi i titullit të parë ishte fantastik, sidomos ndaj Real Madridit. Në fund të fundit jemi Barcelona dhe duhet të luftojmë për gjithçka. I kemi mundësinë të konkurrojmë për çdo trofe dhe kjo është ajo që duam”.
Ai nuk fshehu obsesionin europian, Champions League: “Po punojmë për t’u përmirësuar çdo ditë. Duhet të kujdesemi edhe për gjërat më të vogla për të ecur përpara. Po, e kemi mundësinë ta fitojmë Champions-in. Është një objektiv shumë i rëndësishëm dhe punojmë për të çdo ditë. Me tifozët pranë nesh, bëhet një kombinim i veçantë, të gjithë së bashku drejt një qëllimi madhor”.
Flick shprehu lidhjen e fortë me ambientin katalanas: “Barça është më shumë se sa e kisha imagjinuar. Që nga dita e parë u ndjeva pjesë e diçkaje që shkon përtej një familjeje të thjeshtë. Njerëzit këtu janë të mrekullueshëm, është fantastike ta jetosh gjithë këtë”.
Në fjalimin për çmimin, ia dedikoi edhe stafit: “Kam një ekip lojtarësh fantastik dhe një staf të jashtëzakonshëm, me shumë ekspertë. Ky çmim është edhe për ta”. Për të ardhmen, ndërsa diskutohet për merkato dhe qëndrueshmëri, Flick nënvizoi: “Kemi një skuadër të fortë. Çdo zgjedhje duhet të jetë e mençur, duke marrë parasysh aspektin financiar dhe njerëzor. Duhen lojtarë të mirë, por mbi të gjitha njerëz të mirë. Kjo është Barcelona që duam të ndërtojmë”.
The post Flick: Ne jemi Barcelona, synojmë të fitojmë gjithçka. Po, edhe Champions League appeared first on Telesport.









