Anekdota e paharrueshme e Thuram me Messin: “U çmend. Kur pashë reagimin e tij i thashë: I do ti? Dhe ia dhashë”

Disa histori janë të mrekullueshme vetë. Marcus Thuram e rrëfeu një të tillë në një intervistë për “CBS Sports”. Një kujtim nga fëmijëria, te Barcelona, që sot tingëllon i madh dhe atëherë i dukej krejt normal. Ai stërvitej me këpucët e Lionel Messit.

Ngjarja ndodhi në sezonin 2007-2008. Marcus shoqëronte babanë e tij, Lilian Thuram, në periudhën si lojtar i Barcelonës. Një ditë shkoi në qendrën sportive si çdo tjetër, por kishte një problem: “Një ditë shkova në stërvitje dhe nuk kisha këpucë sporti. Donim të dilnim në fushë, por unë nuk kisha me çfarë të luaja”.

Zgjidhja nuk kaloi nga kërkimi i diçkaje tek argjentinasi, por ishte më e thjeshtë: “Shkuam te magazinieri dhe më pyeti se çfarë numri këmbe kisha. I thashë, ai pa dhe më dha këpucët e Messit”. Pa ceremoni, vetëm një palë këpucë nga ato të stërvitjes.

Pas seancës, Marcus ia ktheu këpucët. Aty ishte edhe Messi: “Pas stërvitjes ia ktheva dhe Messi më tha që t’i mbaja”. Një gjest i thjeshtë, pothuajse automatik, që atëherë nuk kishte kuptim të veçantë për të. Shpjegimi i Thuram: “Në atë moshë, gjithçka më dukej normale, sepse isha aty për babanë. Nuk kisha ndjesinë ‘kam këpucët e Messit’. Për mua ishin vetëm këpucë për t’u stërvitur”.

Historia u çua më pas në Paris. Një mik e pa atë palë këpucësh dhe kuptoi atë që Marcus ende nuk e kishte kuptuar: “U çmend. Kur pash reagimin e tij I thashë: I do ti? Dhe ia dhashë”. Pa e ditur, Thuram mbylli ciklin e një historie që sot ka shumë më shumë vlerë se vetë këpucët e atëhershme.

The post Anekdota e paharrueshme e Thuram me Messin: “U çmend. Kur pashë reagimin e tij i thashë: I do ti? Dhe ia dhashë” appeared first on Telesport.