Milani dhe pragmatizmi i Allegrit. Barazimi ndaj Romës, një pikë e fituar apo dy të humbura?

Qarkullon në rrjete një video e “Gli Autogol” mbi “fatet” e Max Allegrit, temë e përsëritur kur flitet për sezonin e Milanit. Debati mes “lojtarëve të bukur” dhe “rezultativëve” është rindezur edhe pas barazimit në Romë (goli me kokë i De Winter dhe penalltia e Pellegrinit). Sidoqoftë, çështja reale sot është tituli. Diferenca prej 5 pikësh nga Interi, më i kompletuar si ekip, nuk mbyllet lehtë, edhe pse zikaltërit kanë angazhime europiane dhe kupe.

Megjithatë, “fati i Allegrit” është një gjysmë e pavërtetë. Pyetja është: barazimi kundër Romës ishte një pikë e fituar apo dy të humbura? Dhe a mund të flitet vetëm për fat, kur në 10 ndeshje ndaj 10 ekipeve të para Milani ka marrë 24 nga 30 pikë (7 fitore, 3 barazime)?!

Kjo është një zgjedhje e vetëdijshme. Allegri, shpesh i ruan armët për 30 minutat e fundit (si Pulisic e Fullkrug), funksionale ndaj të mëdhenjve, më pak ndaj të vegjëlve. Pas 22 javësh kampionat, vetëm një humbje (21 rezultate radhazi pa humbje, seria më e gjatë në 5 ligat e mëdha), nuk është rastësi. Në një javë delikate, Milani fitoi 1 pikë ndaj Napolit, ruajti +4 ndaj Romës dhe mbeti -5 nga Juve. Garë Champions-i nën kontroll, edhe pse Interi u shkëput.

The post Milani dhe pragmatizmi i Allegrit. Barazimi ndaj Romës, një pikë e fituar apo dy të humbura? appeared first on Telesport.