Casadó: Ia dhashë disa ‘shpullëza’ Yamalit, na dhembte koka nga breshëri

Marc Casadó, me pak hapësira këtë sezon te Barcelona, ishte titullar në fitoren 3-0 ndaj Oviedo, duke zëvendësuar Pedrin. Ai tregoi paraqitje shumë të mirë. Mesfushori, i përfolur në këtë merkato dimërore si objektiv i Atletico Madridit, ishte i qartë: “Veshja e kësaj fanelle do të jetë gjithmonë prioriteti im. Është një ëndërr që e kam prej fëmijë, shpresoj të vazhdoj kështu për shumë vite. Çdo minutë që më japin do ta shfrytëzoj maksimalisht”.

Për ndeshjen: “Oviedo ushtroi presion, luajti me guxim. E qarkulluam mirë topin, i lëvizëm nga pozicionet dhe e dinim që do të lodheshin, por na mungoi agresiviteti në pasimin e fundit. Në pjesën e dytë shënuam pas dy rikuperimeve të mira”.

Casadó theksoi rikthimin para tifozëve pas 43 ditësh: “Këtu jemi më të fortë”. Për garën me Real Madridin: “Për të fituar tituj duhet të ndjekim rrugën tonë; e shoh skuadrën shumë të motivuar”. Për golin e Yamal: “Është ndoshta ‘gërshëra’ e parë që ia shohim, edhe në stërvitje. I dhashë disa ‘shpullëza’. Breshëri? Na dhembte edhe koka, ishte shumë e pakëndshme”.

The post Casadó: Ia dhashë disa ‘shpullëza’ Yamalit, na dhembte koka nga breshëri appeared first on Telesport.