Fenerbahçe i ka vënë syrin Omar Marmoush, duke intensifikuar kontaktet me sulmuesin e Manchester City përpara mbylljes së merkatos së dimrit. Nevoja e klubit turk për të forcuar linjën e tyre sulmuese është bërë një përparësi, veçanërisht me Youssef En-Nesyri që është tani afër një transferimi.
Sipas “Sabah”, ky skenar është favorizuar nga drita jeshile e trajnerit Pep Guardiola, i cili nuk e konsideron më egjiptianin të pashitshëm. Gjithashtu, blerja e fundit nga “citizens” e Antoine Semenyo, e cila ka zvogëluar më tej opsionet e Marmoush në “Etihad”.
Klubi i Stambollit thuhet se është gati të ofrojë afër 30 milionë euro, por marrëveshja duket se do të jetë e vështirë. Bayern Munich gjithashtu po e mban nën vëzhgim lojtarin, duke e monitoruar situatën nga afër.
Megjithatë, preferenca e sulmuesit, në sezonin e tij të dytë me Manchester City, duket të jetë të qëndrojë në Premier League, me Aston Villa dhe Tottenham që mbeten opsione të mundshme, potencialisht edhe në huazim.
E ardhmja e Marmoush mbetet një mister me vetëm disa ditë deri në përfundimin e negociatave. Lojtari, i lidhur me “Citizens” me një kontratë deri në vitin 2029, ka pasur një sezon të vështirë deri më tani, të shënuar nga lëndimet dhe angazhimi i tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, të cilat ia kanë kufizuar rolin titullar.
The post Guardiola jep “dritën jeshile” për largimin e sulmuesit nga Manchester City, e kërkojnë në Turqi appeared first on Telesport.










