Ndeshja e parë hapëse e raundit të shtatë në Champions League ishte ajo mes Kairat Almaty dhe Club Brugge, e luajtur në “Almaty Central Stadium”. Pas fitores në shtëpi 4-1 ndaj Monaco, javë më parë, Club Brugge ka marrë sot fitoren e dytë për këtë sezon në Champions League, duke fituar 0-4 në transfertën e luajtur në Almaty.
Serinë e golave e hapi mesfushori i transferuar nga Inter, Aleksandar Stankovic, i cili shënoi nëminutën e 31-të me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Hans Vanaken e kishte të lehtë të dërgontë topin në rrjetë në minutën e 38-të, pas një krosimi në zonë dhë asistit që mori me kokë nga Seys. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për belgët.
Në pjesën e dytë, Club Bruggë shënoi edhe dy herë të tjera me Romeo vermand 74′ dhe Brandon Mechele 84′. Për vendasit shënoi golin e nderit Sadybekov në shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Club Brugge futet në lojë për një vend në play-off, duke u renditur në vendine 23-të me 7 pikë. Ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Olimpique Marseille.
The post Champions League: Club Brugge me fitore bindëse në transfertë, futet në lojë për një vend në play-off (video) appeared first on Telesport.










