Drejtori gjeneral i Qumështores “Vita”, Artan Spahija, sot ka takuar përfaqësuesit e Odes Ekonomike të Kosovës.
Gjatë takimit, ai ka ngritur shqetësime për konkurrencën në tregun e qumështit në Kosovë
Spahija ka treguar se qumështi i Sllovenisë dhe Maqedonisë po e dëmton qumështin vendor.
“Me këta burra kemi shkuar në ministri. Qumështi i Sllovenisë është duke hyrë në Kosovë me 66 centë. Ne i kemi marrë në qafë dhe e kemi ulur çmimin këtyre. Qumështi i Maqedonisë është duke ardhur me 73 centë, ndërsa në market shitet me 79 centë”, ka deklaruar Spahija








