22 maj 1987, Beograd. 24 qershor 1987, Rosario. Dy legjenda të lindura me pak më shumë se një muaj diferencë, që në moshën 39-vjeçare vazhdojnë të mahnitin botën. Më 7 korrik 2026, Lionel Messi shkroi histori në Botëror ndaj Egjiptit, ndërsa Novak Djokovic mposhti Auger-Aliassime në çerekfinalet e Wimbledon-it pas një maratone prej 5 orësh e 15 minutash. Në fund, serbi bëri shaka: “Sikur të luaja edhe unë vetëm 90 minuta…”
Ndoshta ky do të jetë Botërori i fundit për Messin dhe Wimbledon i fundit për Djokovic, por asnjëri nuk dëshiron të flasë për pensionimin. Messi shpërtheu në lot pas përmbysjes spektakolare nga 0-2 në 3-2 ndaj Egjiptit, duke realizuar një gol dhe një asist, pavarësisht se humbi një penallti. Djokovic fitoi para fëmijëve të tij dhe u emocionua.
Tani serbi sfidon Jannik Sinner për një vend në finale dhe synon Grand Slam-in e 25-të, ndërsa Messi përballet me Zvicrën, duke ëndërruar Botërorin e dytë radhazi. Me 8 gola, ai kryeson renditjen e golashënuesve. Historia e tyre ende nuk ka përfunduar.
The post Djokovic bën shaka me Messin: “Ah sikur të luaja edhe unë vetëm 90 minuta!” appeared first on Telesport.








