Vesa Vllasaliu udhëton në vendin më romantik në botë, pak kohë pasi u bë nënë

Vesa Vllasaliu, vetëm pak javë më parë, është bërë nënë e një vajze.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” ka hyrë në një fazë të re të jetës së saj personale.

Pas lindjes së vajzës, Vesa së bashku me partnerin e saj, futbollistin Mirlind Daku, kanë udhëtuar drejt Parisit. Qyteti i njohur për romantikën e tij është zgjedhur për këtë udhëtim familjar, shkruan “Kosovarja”.

Çifti po e shijon këtë periudhë të re larg angazhimeve të përditshme, duke kombinuar pushimin me momentet e para si prindër.