“Fajtor” për eliminimin nga Bayern, Real Madrid nxjerr në shitje lojtarin me perfomancën më të dobët në “Allianz Arena”

Eduardo Camavinga ka luajtur një rol dytësor këtë sezon te Real Madrid. Perfomanca e mbrëmshme e francezit ndaj Bayern Munich dhe mbi të gjitha kartoni i kuq, duket se kanë vulosur njëherë e mirë largimin e tij në fund të këtij sezoni.

Camavinga u fut si zëvendësues në minutën e 62-të në vend të Brahim Diaz, por brenda pak minutash u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, duke lënë Realin me 10 lojtarë, gjë që ndikoi te përmbysja e rezultatit 4-3 në favor të Bayern.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur se cikli i mesfushorit francez ka arritur në një pikë pa kthim pas disa sezonesh me ulje-ngritje të vazhdueshme. Real Madridi kishte shpresuar se ky do të ishte sezoni i përparimit të tij përfundimtar, por lojtari ka treguar një performancë të dobët dhe nuk ka arritur dot të bëjë diferencën në fushë kur është i dhënë besimi nga ana e stafit drejtues.

Mediet pranë klubit madrilen bëjnë me dije se Camavinga do të largohet në fund të këtij sezoni. Real Madrid e vlerëson 50 milionë euro. Destinacioni i ardhshëm i Camavinga pritet t jetë Premier League, ku ka interes konkret nga ekipe si Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

The post “Fajtor” për eliminimin nga Bayern, Real Madrid nxjerr në shitje lojtarin me perfomancën më të dobët në “Allianz Arena” appeared first on Telesport.