Raphinha nuk e “pëlqen” Bastonin, por i sugjeron Barcelonës transferimin një tjetër qendërmbrojtësi nga Serie A

Eliminimi nga Atletico Madrid në Champions League, tregoi edhe njëherë problemet e shumta që ka Barcelona në mbrojtje. Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për interesin e vazhdueshëm të katalanasve ndaj Alessandro Bastoni-t, por transferimi i italianit nuk është edhe aq i lehtë.

Ndërkohë, “Mundo Deportivo” zbulon se Raphinha i ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi nga Serie A. Bëhet fjalë për bashkëkombësin e tij te kombëtarja braziliane, Gleison Bremer, i cili mund të konsiderohet si shtylla kryesore e mbrojtjes së Juventusit.

Transferimi i Bremer është më i mundshëm se ai i Bastoni-t, pasi Juventus mund të heq dorë prej tij për një ofertë rreth 50 milionë euro. Ndryshe nga Inter, që kërkon mbi 70 milionë euro për Bastoni-n.

Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Barcelona do të transferojë me patjetër një qendërmbrojtës elitar gjatë merkatos së verës. Nëse do të jetë Bastoni, Bremer apo dikush tjetër, mbetet për t’u parë.

The post Raphinha nuk e “pëlqen” Bastonin, por i sugjeron Barcelonës transferimin një tjetër qendërmbrojtësi nga Serie A appeared first on Telesport.